Jahjaga uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2015/2016.

Në urim thuhet:

Në ditën e parë të këtij viti të ri shkollor, ju uroj të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Kosovës, të gjithë mësimdhënësve dhe prindërve, një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Një urim të veçantë për të gjithë nxënësit e klasave të para, për ata që po fillojnë një etapë të re të jetës së tyre dhe kur po fillojnë të përgatiten për të nesërmen.

Urime të gjithë nxënësve që besoj se sot jeni edhe më të motivuar për të mësuar më shumë që nesër të jepni kontributin tuaj në ndërtimin e të ardhmes më të mirë për ju, familjen dhe për gjithë shoqërinë.

Vlerësime për punën e secilit mësimdhënës. E ardhmja e vendit tonë është në duart tuaja, në përkushtimin dhe angazhimin tuaj për të investuar në fëmijët dhe në rininë e vendit tonë, për t’i përgatitur ata të përballen me sfidat e së ardhmes. Puna juaj duhet të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të edukimit dhe zhvillimit bashkëkohor, dhe fëmijët tanë duhet të ndjehen e të punojnë të barabartë me moshatarët e tyre kudo nëpër botë.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për reformimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të sistemit arsimor në vendin tonë. Për ne nuk ka prioritet më të madh sesa investimi në arsim dhe edukim të gjeneratave të reja, sepse ky është investim në të ardhmen prosperuese të vendit dhe sepse ky është investim në zhvillimin e vendit.

Prandaj, uroj që ky viti shkollor 2015-2016 të sjellë ndryshimet e shumëpritura dhe të dëshiruara në ngritje të standardit dhe cilësisë të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-uron-nxenesit-per-fillimin-e-vitit-te-ri-shkollor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala