Jahjaga uron festën: Viti 2016 do të jetë vit i ndryshimeve (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë qytetarët e vendit me rastin e festës së Vitit të Ri.

“Ju uroj një Vit të Ri me më shumë suksese, më shumë mirëqenie dhe më shumë rehati, shëndet e begati në familjet tuaja”.

Ajo ka thënë se ky vit që po e përmbyllim na dëshmoi se kemi shumë punë para nesh, shumë pritje për t’i përmbushur. Megjithatë, ishte vit që na bashkoi në kërkimin e një Kosove ndryshe.

“Ne nuk jemi dorëzuar kurrë, as atëherë kur përndiqeshim, as tash kur lista e prioriteteve sa vjen e rëndohet.

Nuk kam asnjë dyshim që me gjithë këtë forcë dhe kurajo dhe me dashurinë që të gjithë e ndjejmë thellë në zemrat tona për Kosovën shtetin tonë, viti 2016 do të jetë vit i ndryshimeve. Për një jetë më të mirë”, ka thënë Jahjaga.

“Ju uroj festë të këndshme. Gëzuar Vitin e Ri”.

Urimin e saj të plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-uron-festen-viti-2016-do-te-jete-vit-i-ndryshimeve-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala