Jahjaga te Papa Françesku

Autori:admin

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga është nisur për në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun.

“Rrugës për në Selinë e Shenjtë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private. Me Shenjtërinë e Tij do të ndaj rrëfimet për traditën e pasur të vendit tonë dhe qytetarëve të saj, rrugën tonë drejt lirisë, sakrificën në bazamentin e shtetit tonë dhe harmoninë mes religjioneve. Jam e nderuar për këtë pritje, e para e një udhëheqësi të Kosovës që nga pavarësia”, ka shkruar presidentja në Facebook.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-te-papa-francesku/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala