Jahjaga takon shoqërinë civile

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim përfaqësues të shoqërisë civile, të cilat ditë më parë bënë deklaratë të përbashkët në mbështetje të dialogut politik për të adresuar zhvillimet e fundit në vend.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile ishin Ismet Krasniqi nga KDI, Ariana Qosaj-Mustafa nga KIPRED, Petrit Zogaj nga FOL, Edita Mustafa nga KDI, Veton Mujaj nga Syri i Vizionit dhe Fatmir Curri nga KCSF.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës ata përgëzuan presidenten Jahjaga për angazhimin e saj kushtetues për të lehtësuar dialogun politik me partitë politike parlamentare të Kosovës në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend, duke theksuar se thirrja e Presidentes për dialog politik është e vetmja mundësi për të tejkaluar zhvillimet e fundit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-takon-shoqerine-civile/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala