Jahjaga: Ta tregojmë shpirtin human

Autori:Zekirja Shabani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, dhe të gjithë besimtarët katolikë, me rastin e Festës së Pashkëve. Ajo ka thënë se kjo festë le të shërbejë për të treguar solidaritetin me të gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën dhe respektin tonë.

Në urim thuhet: Ju përcjell urimet e mia më të mira me rastin e Festës së Pashkëve. Dëshiroj që kjo festë, që shënon ringjalljen e shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjen e besimit te Zoti, t’ju gjejë mes miqsh e të dashurish, në paqe e gëzime.

Uroj që kjo festë të na shërbejë për të reflektuar për të sotmen dhe për të ardhmen tonë, të na shtojë vlerat njerëzore të dashurisë dhe të respektit për njëri-tjetrin.

Në këtë ditë, duke kujtuar të gjithë ata që nuk janë më mes nesh, të respektojmë jetën dhe vlerat e veprat e tyre, që na mundësuan të jemi këtu ku jemi sot.

Po kështu, le të na shërbejë kjo festë, për të treguar solidaritetin tonë me të gjithë njerëzit që kanë nevojë për ndihmën dhe respektin tonë. Shpirti human na ka përshkuar me decenie e shekuj, ta tregojmë atë edhe sot.

Në këtë ditë madhe, lutem për mirëqenie e dashuri mes njerëzish, për paqe për të gjithë njerëzimin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-ta-tregojme-shpirtin-human/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala