Jahjaga sot i jep Kadri Kastratit “Urdhrin e Pavarësisë”‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga sot dekoron komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me “Urdhrin e Pavarësisë”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar rekomandimin e dhënë nga Ministria e FSK-së, që komandanti i deritashëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati të zëvendësohet me gjeneralmajor Rrahman Rama.

Zëvendësimi i Ramës me Kastratin, kërkohet të bëhet pasi që gjeneral Kastrati më 15 mars të këtij viti arrin moshën e pensionimit, duke mbushur kështu 55 vjet, dhe iu pamundësohet ushtrimi i këtij funksioni. Kurse, tashmë mbeten në duart e Presidentes emërimi i Ramës si pasues i Kastratit./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-sot-i-jep-kadri-kastratit-urdhrin-e-pavaresise%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala