Jahjaga: S’ka paqe pa zbardhjen e fatit të zhdukurve nga lufta

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se në vendin tonë nuk mund të ketë paqe pa u zbardhur fati i të gjithë personave të pagjetur nga lufta e fundit.
Në një postim në Facebook, e para e vendit tha më tej se familjet e 1 mijë e 653 të pagjeturve dhe e gjithë Kosova do të gjejnë qetësinë shpirtërore vetëm me vendosjen e drejtësisë në vend.
“Kjo pllakë përkujtimore që nderon të gjithë qytetaret e pagjetur të Kosovës, do të na kujtoj ndër gjenerata këtë plagë të rëndë të historisë së dhimbshme të vendit tonë”, u shpreh Jahjaga pas zbulimit të Memorialit për të Pagjeturit në oborrin e Kuvendit të Kosovës.