Jahjaga: Shkarkimi i rektorit shqetësues

Edhe Presidentja Atifete Jahjaga ka reaguar në lidhje me shkarkimin e rektorit Zejnullahu.
Ajo ka thënë se vendimi për shkarkim është shqetësues dhe kundër angazhimit për reformim në arsimin e lartë.
Lajmin e mirë për Kosovën nga Parisi sot e zbehu vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e Rektorit Zejnullahu.
Ky vendim është shqetësues, kundër angazhimit për reformimin e arsimit të lartë dhe vendosjes së kritereve të larta akademike. I jap përkrahjen time nismës së Kryeministrit që ky vendim të rishikohet menjëherë. UP-ja është institucion i pavarur dhe duhet të mbetet i tillë, në mënyrë që të prodhojë vlera të ndershmërisë dhe liderë të së nesërmes, e jo vend i skandaleve e plagjiaturës.