Jahjaga rrëzon argumentin e Qeverisë rreth Marrëveshjes për Asociacionin

Autori:Avdyl Pajaziti

Është zbardhur kërkesa e presidentes Jahjaga për Asociacionin, adresuar Kushtetueses dy javë më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Kushtetutshmëria e Marrëveshjes së Parimeve për Asociacionin është në shqyrtim, me kërkesë të Presidentes Jahjaga.

Në Qeveri është theksuar vazhdimisht se Marrëveshja do të shkonte në Kushtetuese, kur të nxirrej dekreti për themelimin e Asociacionit.

Por Jahjaga ka thënë diçka tjetër në kërkesën e adresuar Kushtetueses, e një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta. Ajo ka argumentuar se “… atëherë shqyrtimi kushtetues do të ishte formal dhe nuk do të prekte substancën e çështjes kushtetuese”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-rrezon-argumentin-e-qeverise-rreth-marreveshjes-per-asociacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala