Jahjaga refuzon dekretimet e diplomatëve

Autori:Gazeta Fjala

Për herë të parë janë pezulluar për disa muaj nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, emërimet politike në diplomaci. Tash sa muaj, Jahjaga po refuzon që të nënshkruajë dekretimin për disa të propozuar, për shkak të tejkalimit të numrit të të emëruarve politikë në diplomaci.

Në një përgjigje për “Zërin” nga Departamenti për Komunikim Publik i Presidencës, kanë thënë se presidentja Jahjaga dhe Qeveria nuk kanë arritur konsensus për të gjithë kandidatët e propozuar për ambasadorë të rinj, prandaj ende nuk janë dekretuar emrat e propozuar.

“Presidentja Jahjaga kërkon që shërbimi diplomatik të jetë më i hapur, më gjithëpërfshirës dhe më profesional, dhe jo emërimet të bëhen vetëm përmes vijave partiake. Njëkohësisht, deri në këto momente ka një mospërputhje ligjore mes propozimeve dhe kërkesave të emërimeve politike dhe të karrierës siç e kërkon ligji”, thuhet në përgjigjen e Presidencës. /Zeri

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-refuzon-dekretimet-e-diplomateve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala