Jahjaga priti 37 vullnetarë amerikanë

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja Jahjaga, priti grupin prej 37 vullnetarësh të rinj të Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, të udhëhequr nga drejtori, Stephen Kutzy, që prej muajit shtator do të fillojnë punën e tyre në ndihmë të shkollave të ndryshme të Kosovës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi lart ndihmën që vullnetarët e Korpusit Amerikan të Paqes po ju ofrojnë të gjitha komuniteteve nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës dhe tha se kontributi i tyre është shumë domethënës.

Ajo tha se vullnetarët e Korpusit të Paqes, përveç punës së drejtpërdrejtë me fëmijët nëpër shkolla, do të ndihmojnë edhe në thellimin e miqësisë dhe forcimin e marrëdhënieve midis qytetarëve të Kosovës dhe popullit amerikan.

Drejtori i Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, zotëri Stephen Kutzy, e falënderoi Presidenten Jahjaga si dhe institucionet e qytetarët për pritjen e ngrohtë që i kanë bërë vullnetarëve të Korpusit të Paqes, të cilët pas përfundimit të trajnimeve do të vendosen nëpër familje në vendbanimet e ndryshme të Kosovës

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-priti-37-vullnetare-amerikane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala