Jahjaga paguan 8,400 euro “Zijadinin” për larje të veturave (Dokument)

Veturat e Presidentës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga do ti lajë gjatë gjithë vitit “Zijadini”. Kjo kompani do të paguhet për shampon, ujë e brushë 8,400 euro. Këto para nuk do ti nxjerrë nga xhepi i saj e para e vendit, por nga arka e shtetit e mbushur me taksat e qytetarëve.
Kontratën me “Zijadinin”, presidenca do ta nënshkruaj me 8 prill, sipas njoftimit në fazqen zyrtare të KRPP-së./Gazeta Fjala