Jahjaga nuk i takoi studentët e Kosovës në Jordani

Autori:Zekirja Shabani

Studentëve shqiptarë nga Kosova që studijojnë në Jordani ju ka mbetur hatri që Presidentja Ahtifete Jahjaga, nuk u takua me ta gjatë vizitës që pati në këtë shtet.

Janë mbi 80 student që kanë pritur se Jahjaga do të gjente kohë ti takonte, sikur secili përfaqësues i shteteve tjera që takon studentët e shtetit të vet.

“Jemi mbi 80 student e studente nga Kosova që studijojm ënë Jordan dhe asnjëherë askush nuk na takon nga Qeveria jonë kur vinë këtu për vizitë”, thotë J.K, për Gazetën Fjala.

Ai thotë se po ndihen keq dhe të lënë anash nga shteti i tyre pasi i vetmi që është takuar me studentët kosovarë në këtë shtet deri më tani ka qenë Enver Hoxhaj, sa ishte ministër i arsimit.

“Përfaqësuesit e shteteve tjera përveq takimeve zyrtare takohen me student e vet. Të vetmit janë të Kosovës që nuk takohen kurr”, thotë ai.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-nuk-i-takoi-studentet-e-kosoves-ne-jordani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala