Jahjaga nuk e mohon familjarizmin me Mehmet Agë Rashkocin

Presidentja e Kosvës, Ahtifete Jahjaga, ka pranuar lidhjen familjare me Mehmet Agë Rashkocin, të cilin e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Lirisë”. Në një sqarim për opinionin, pas raprtimit të Gazetës Fjala, Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se i dekoruari nuk është gjyshi i sajë por lidhje e largët familjare.
Gazeta Fjala raportoi për dekorimin e veprimtarit Mehmet Agë Rashkoci, me rastin e shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duke u referuar në të dhëna publike për lidhjen e saj farefisnore.
Të dhëna për “gjyshin” e Presidentes
Lexojeni të plotë reagimin e Zyrës së Presidentes:
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, për hir të sqarimit të drejtë të opinionit publik thekson se lajmi i botuar në disa nga mediat që gjoja Presidentja Jahjaga ka dekoruar gjyshin e saj është i pasaktë. Mehmet Aga Rashkoci nuk është gjyshi i Presidentes Jahjaga. Lidhjet e largëta familjare janë rastësi.
Dekorimi i Mehmet Agë Rashkocit është bërë me propozimin e Shoqatës Kulturo Patriotike Gjakovë-Shkodër, që numëron 600 anëtarë, e protokolluar në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës me datë 14 nëntor 2014, dhe shqyrtimit të plotë të dokumentacionit nga Komisioni ad hoc i mbledhur nga Zyra e Presidentes së Kosovës për të shqyrtuar kërkesat për medaljet presidenciale.
Ky komision unanimisht ka marrë vendimin që Mehmet Agë Rashkocit t’i ndahet medalja Urdhri i Lirisë, duke iu bashkangjitur një liste bashkëveprimtarësh tashmë të dekoruar për kontributin në kauzën për shtetndërtimin e Kosovës.