Jahjaga: Nuk e ftoj opozitën në takim

Autori:Gazeta Fjala

Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se nuk do t`i ftoj më partitë opozitare në takim, duke thënë se këtë e ka bërë në të kaluarën.

Këtë komente e para e shtetit i bëri në Podujevë pas takimit që pati me udhëheqësit komunal së bashku me përfaqësuesit e odave ekonomike në Kosovë.

Presidentja ka thënë se i ka ftuar në të kaluarën, e ka dërguar vendimin në Gjykatën Kushtetuese dhe ka thënë se ka kërkuar prej dy palëve që ta respektojnë vendimin e kushtetueses si dhe tha se ka kërkuar të krijohet një komision ad-hoc për demarkacionin, njofton Klan Kosova.

Ndërsa Agim Veliu kryetar i komunës së Podujevës ka thënë se ju duhet më shumë mbështetje prej nivelit shtetëror sa u përket çështjeve ekonomike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-nuk-e-ftoj-opoziten-ne-takim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala