Jahjaga nesër i drejtohet Gjykatatës Kushtetuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Këshilltarja e Presidentes Atifete Jahjaga, Garentina Kraja, në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se të premten presidentja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe, njofton Klan Kosova.

“Presidentja Jahjaga gjithmonë e ka kryer funksionin e saj kushtetues si faktor i unitetit. Atë që e ka parë Kushtetuta e Kosovës ajo e ka kryer detyrën e saj. Pozita dhe opozita gjithmonë e kanë respektuar institucionin e presidentes”.

“Presidentja me takime të ndara gjatë javës së kaluar ka pasur një kohë mjaft intensive dhe pasi i ka dëgjuar palët ka ofruar një rrugëdalje nga kjo krizë”.

“Për zyrën e presidencës problemet nuk janë që nga VLAN por që nga momenti kur opozita ka filluar me kundërshtimin e marrëveshjeve të lidhura nga qeveria e Kosovës”.

“Nesër Jahjaga i drejtohet kushtetueses për të marrë mendim lidhur me kushtetuetshmërinë e marrëveshjes për Asociacionin e Komuanve Serbe”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-neser-i-drejtohet-gjykatates-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala