Jahjaga në shënimin e 800-vjetorit të Magna Carta-s

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, mori pjesë në një diskutim publik me rastin e shënimit të 800-vjetorit të hartimit të Magna Carta, të organizuar në Bibliotekën Britanike (British Library) në Londër.

Në panelin e organizuar me temën \”Ligji i një vendi – Si të krijohet një shtet\” (The law of the land -How to create a country), së bashku me Presidenten Jahjaga, morën pjesë Sir Jeremy Greenstock, ish-ambasador i Britanisë së Madhe në OKB, Albie Sachs, ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Afrikës së Jugut dhe u drejtua nga profesoresha Ngaire Woods, dekane e Shkollës Blavatnik të Universitetit të Oxfordit.

Presidentja Jahjaga në prezantimin e saj foli për rezistencën paqësore në Kosovë dhe periudhën e luftës për çlirimin e saj si dhe përpjekjet për rindërtimin e vendit me ndihmën ndërkombëtare. Ajo gjithashtu foli edhe për procesin e shtetndërtimit të Kosovës, nga aspekti i kushtetutshmërisë. Presidentja Jahjaga gjatë prezantimit u pyet edhe për ndërtimin e institucioneve të vendit në veçanti për institucionet e sigurisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-ne-shenimin-e-800-vjetorit-te-magna-carta-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala