Rrini në Kosovë

Autori:admin

Në Prishtinë ka filluar mbledhje e Këshillit për Integrim Evropian ku si çështje urgjente po diskutohet migrimi ilegal i cili është i shprehur kohët e fundit. Presidentja e Kosovës Atifeta Jahjaga ka thënë se trendet e migrimit ilegal janë shqetësuese. Sipas Jahjagës kjo po ndodhë për shkak të mungesës së zhvillimit ekonomik.

Presidentja me këtë rast ka përmendur edhe rastin e Ali Fetahut i cili është ngrirë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë. “Cilado qofshin rrethanat e migrimit, një gjë mbetet e pa kontestuar. Kjo nuk duhet të jetë Kosova e vitit 2015. Në rastet si kjo dëshmojmë nevojën që të bëjmë çdo gjë që është e mundshme për ta parandaluar këtë dukuri”, tha Jahjaga. Sipas liberalizimi i vizave jo vetëm që do të mundësojë lëvizjen e lirë por edhe do të reformojë institucionet që janë ndërtuar qe një dekadë e gjysmë. Jahjaga tha se numri në rritje i azilkërkuesve kosovarë e vështirëson liberalizimin e vizave.

Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, ai i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, drejtori i Policisë Shpend Maxhuni, shef i zyrës së BE-së Samuel Zhbogar, etj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-mos-e-leshoni-kosoven-po-e-veshtiresoni-liberalizimin-e-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala