Jahjaga me tepisona të 10 mijë eurove

Objektet e brendshme të Presidencës së Kosovës, që drejtohet nga Atifete Jahjaga shumë shpejt do të marrin pamje të re. Madje për ndryshimin e saj janë duke u bërë edhe investim “madhor”.
Korridoret e zyrat e Presidencës brenda këtij muaji do të shtrohen me tepisona e tepihë të rinj. Por, duket se këta tepihë do të jenë më ndryshe nga të tjerat, kjo për faktin se çmimi i tyre është mjaft i lartë.
Në tenderin që ka shpallur Presidenca “Furnizim me tepisona dhe tepiha” , e të cilën e ka fituar kompania “Gjini”, tregohet se për blerjen e tyre do të shpenzohen fiks 9 mijë e 910 euro.
Në dosjen e tenderit të publikuar në KRPP tregohet për këtë furnizim kanë konkuruar tri kompani. Kontrata mes Presidëncësdhe kompanisë “Gjini” do të nënshkruhet më 03.04.2015./GazetaFjala/.