Jahjaga mban rekordin e dhënies së titujve “Hero i Kosovës”

Autori:Gazeta Fjala

Një raport i televizioni Rrokum ka nxjerrë në pah listën e 85 heronjve dhe 2 mijë e 500 dëshmorëve të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave, raporton Insajderi, Kosova për herë të parë zyrtarisht ka ndarë titullin hero me 10 qershor 2003, kur atëherë presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova shpalli Avdyl Frashërin hero për kontributin e tij kombëtar si themelues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ibrahim Rugova është shpallur hero gjithashtu, një vit pasi ka vdekur nga pasardhësi i tij.

Por vet Rugova nuk kishte shpallur shumë heronj. Ka shpërndarë vetëm 10 tituj të tillë, ndërsa presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga mban rekordin e shpalljes së heronjve me gjithsejtë 38 të tillë.

Behxhet Pacolli është ai që nuk ka dhënë asnjë titull “Hero i Kosovës” për shkak se nuk ka mbajtur këtë pozitë as një javë, ndërsa kolegu i tij Fatmir Sejdiu ka dekretuar 22 heronj të Kosovës.

Si ushtrues detyre i postit të Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka ndarë 10 tituj të heroit të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe Adem Demaçin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-mban-rekordin-e-dhenies-se-titujve-hero-i-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala