Jahjaga: liderët të gatshëm për zgjidhje

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka falënderuar liderët e partive politike parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së saj.

Ajo ka thënë se takimi u mbajt në frymë konstruktive, ku udhëheqësit politikë paraqitën qëndrimet e tyre për tejkalimin e bllokadës politike dhe shprehën gatishmëri për të kërkuar zgjidhje të përbashkët.

Presidenca nëpërmjet një komunikate ka thënë se rivendosja e dialogut pozitë-opozitë, është e vetmja mënyrë për të ripërtërirë konsensusin thelbësor demokratik në Kosovë.

“Presidentja Jahjaga falënderoi liderët e partive politike parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së Presidentes për të rivendosur dialogun pozitë-opozitë si mënyrë për të ripërtërirë konsensusin thelbësor demokratik në Kosovë. Gjatë takimit, i cili u mbajt në frymë konstruktive, udhëheqësit politikë paraqitën qëndrimet e tyre për tejkalimin e bllokadës politike dhe shprehën gatishmëri për të kërkuar zgjidhje të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-lideret-te-gatshem-per-zgjidhje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala