Jahjaga: Kosova rrëfim i suksesit në hapat e deritanishëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova duhet të bëj ende shumë punë për të përmirësuar imazhin e saj në botë. Kështu tha presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në konferencën e III-të të Ambasadorëve të Kosovës, me temën “Pozita e Republikës së Kosovës në raport me sfidat rajonale dhe globale”.

Presidentja e vendit në fjalimin e saj e konsideroi Kosovën rrëfim të suksesit në hapat e deri tanishëm.

Jahjaga tha se qëllimet e politikës së jashtme të Kosovës mbeten të qarta, dhe ato janë themelimi i bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimi për marrëdhënie rajonale.

I pranishëm në takimin me ambasadorët ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se fokusin kryesor ata duhet ta kenë në ekonominë e vendit, për shkak se ekonomia është çështje shumë e rëndësishme në luftimin e sfidave globale shoqërore.

“Prandaj është urgjente që ekonominë ta kthejmë në fokusin tonë kryesor, në agjendën kryesore të veprimeve dhe angazhimeve tona institucionale dhe shoqërore. Është e nevojshme që ky përcaktim të shërbejë edhe si orientim strategjik i diplomacisë sonë. Me këtë nënkuptoj orientimin drejt diplomacisë ekonomike”, tha Veseli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-kosova-rrefim-i-suksesit-ne-hapat-e-deritanishem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala