Jahjaga kërkon mobilizimin e diaporës si në luftë

Autori:Zekirja Shabani

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka ftuar ndërmarrësit e diasporës kosovare të investojnë në Kosovë.

Në konferencën e organizuar në Winterthur të Zvicrës Jahjaga ka thurur lavde për bashatdhetarët duke i joshur që të derdhin mjetet e tyre në Kosovë.

“Në momentet më të vështira për vendin, kur na kanosej gjenocidi dhe zhbërja totale, ju jo vetëm që financuat luftën tonë çlirimtare, por nuk hezituat t’i bashkëngjitni Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftoni për lirinë që gëzojmë sot”, ka thënë Jahjaga në Ëinterttur.

Sipas saj qeveria e re ka bërë ekonominë prioritetin kryesor të saj, reforma konkrete si në rrafshin fiskal ashtu edhe në atë të përgjithshëm ekonomik e të sundimit të ligji.

“Vendi ynë ka sot nevojë për ju, jo për t’i dalë më zot me armë në dorë siç bëtë kur ishte koha, jo për të sakrifikuar jetën tuaj, por për të sjellë përvojat dhe kapitalin tuaj e për të realizuar projekte investuese që janë në dobi të vendit, të familjeve tuaja atje, por edhe në dobi tuajën personale”.

Ajo ka thënë se krenohet kur takohet me ta ndërkaq siç ka thënë Jahjaga shqiptarët e Zvicrës janë shembull i shkëlqyeshëm i integrimit të suksesshëm.

“Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, Blerim Xhemajlin, Pajtim Kasamin e Admir Mehmedin. Sot, universitetet e Zvicrës janë përplot me studentë tanë, të cilët shkëlqejnë me punën dhe angazhimin e tyre. Ju afaristë jeni pjesë e vlefshme e ekonomisë zvicerane dhe puna juaj vlerësohet shumë lartë. Mjekë, bankierë, juristë, ekonomistë, menaxherë, ndërtues, prodhues, hotelierë, pronarë restorantesh e biznesesh të ndryshme të diasporës kontribuojnë çdo ditë në zinxhirin e vlerës së ekonomisë së Zvicrës dhe më gjerë”, ka thënë Jahjaga.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-kerkon-mobilizimin-e-diapores-si-ne-lufte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala