Jahjaga kërkon dialog për të tejkaluar situatën e krijuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga, ka reaguar në Facebook për ngjarjet e zhvilluara në Prishtinë, duke i quajtur të papranueshme dhe duke kërkuar kthim në normalitete të situatës.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve të papranueshme, të dhunës në sheshet dhe rrugët e Prishtinës që po dëmton rendin dhe ligjin dhe po cenon rëndë sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

Dhuna kundër Policisë dhe vandalizmi i pronës, private e publike, nuk mund të arsyetohet në asnjë rast. Qetësia dhe rendi duhet të rivendosen dhe kryeqytetit duhet t’i rikthehet normaliteti. Qytetarët e Kosovës nuk mund të bëhen peng i një situate jonormale që po mbretëron në vendin tonë.

Dialogu dhe institucionet janë mënyra e vetme për të tejkaluar situatën e krijuar dhe duhet të veprojmë bashkërisht në parandalim të çfarëdo eskalimi të mëtutjeshëm të gjendjes”, ka shkruar Jahjjaga.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-kerkon-dialog-per-te-tejkaluar-situaten-e-krijuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala