Jahjaga: Jemi të përkushtuar për krijimin e Gjykatës Speciale

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar me nënsekretarin e OKB-së për misione paqësore, Herve Ladsous me të cilin ka diskuturar lidhur me problemet ekonomike, tërheqjen e investitorëve në vend, krijimin e Gjykatës Speciale dhe për dialogun me Serbinë.
Në njoftimin e presidencës thuhet se Jahjaga ka kërkuar përkrahje për antarsim të Kosovës në BE dhe në OKB. Si dhe ka thënë se institucionet e vendit janë të përkushtuara për ndërtimin e Gjykatës Speciale, për të përmbyllur gjykimet për luftën në Kosovë.
“Kosova është e përkushtuar të zbatojë vendimet e marra me shumicë votash të Kuvendit të Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale, sepse kështu do të përmbyllte një kapitull të rënd, që nuk gjykon luftën e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, thuhet më tutje në njoftim.
Ndërsa nënsekretari i OKB-së për misione paqësore ka vlerësuar të arriturat në vend dhe rajon.