Jahjaga: Jemi të bindur në kauzën tonë dhe të pandalshëm në konsolidimin e shtetësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se mos anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë është një shans i humbur për avancimin e vizionit, vlerave dhe qëllimeve që i synon kjo agjenci e OKB-së dhe promovimin e këtyre vlerave në Kosovë.

Përkundër kësaj, Jahjaga ka theksuar se Republika e Kosovës nuk do të dekurajohet nga ky veprim sepse siç ka shtuar ajo, ne dhe shumica e shteteve të botës, jemi të bindur në kauzën tonë dhe të pandalshëm në konsolidimin e shtetësisë tonë në arenën ndërkombëtare.

Më poshtë është shkrimi i plotë i presidentes Jahjaga:

Mos anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë është një shans i humbur për avancimin e vizionit, vlerave dhe qëllimeve që i synon kjo agjenci e OKB-së dhe promovimin e këtyre vlerave në Kosovë.
I falënderoj qytetarët e Kosovës, miqtë, aleatët dhe shtete nga mbarë bota për angazhimin e jashtëzakonshëm për të na ndihmuar në betejën tonë të përbashkët. I falënderojmë për besimin e tyre në vizionin e qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar një shtet që i lartëson vlerat tona të përbashkëta.

Ky angazhim i ynë vetëm sa do të marrë hov e me këtë edhe përkushtimi ynë që ta mbrojmë dhe ruajmë trashëgimin kulturore e cila është trashëgimi botërore.

Sot u bë e qartë që ne, që shteti ynë gëzon përkrahjen e palëkundur të botës së lirë dhe demokratike.

Jam e inkurajuar me 92 shtete që përkrahën Kosovën dhe vizionin tonë. Vota e tyre në përkrahje të Kosovës është ripërtëritje e premtimit që ja kemi dhënë vetes dhe miqve tanë.

Kosova ka bërë përparim të pamohueshëm. Siç e kemi dëshmuar deri më tani, qytetarët e Kosovës nuk do të zmbrapsen nga insistimi që të jemi të barabartë me shtetet tjera në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta.

Ne me ngulm po ndërtojmë një vend demokratik dhe ne do të vazhdojmë kontribuojmë në paqe afatgjate në rajon dhe më gjerë.

Kosova është krenare me të arriturat e saj në krijimin e një shteti gjithëpërfshirës dhe përkushtimin e qytetarëve të saj për të ruajtur trashëgiminë e vet kulturore dhe diversitetin e saj.

Republika e Kosovës nuk do të dekurajohet nga ky veprim sepse ne, dhe shumica e shteteve të botës, jemi të bindur në kauzën tonë dhe të pandalshëm në konsolidimin e shtetësisë tonë në arenën ndërkombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-jemi-te-bindur-ne-kauzen-tone-dhe-te-pandalshem-ne-konsolidimin-e-shtetesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala