Jahjaga i kërkon Qeverisë t’i pranojë deri në 3 mijë refugjatë sirianë

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të pranojë refugjatë sirianë, të cilët janë duke pësuar rrugëve të BE’së.

Presidentja ka thënë se refugjatët mund të stacionohen nëpër vende ku kanë qëndruar KFOR’i.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se Presidentja ka kërkuar të pranohen 2 deri në 3 mijë refugjatë sirianë.

Zyra e Presidentes  ka sqaruar se Jahjaga për këtë çështje e ka biseduar javën e kaluar me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, nga i cili ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe kapacitetet nëse Kosova është e gatshme të solidarizohet duke strehuar refugjatët të cilët po ikin nga lufta në Siri.

Presidentja Jahjaga ka kërkuar që të bëhen vlerësimet marrë parasysh të gjitha kufizimet si dhe resurset që ka vendi ynë dhe pas konsultave me faktorin ndërkombëtarë në Kosovë, dhe njëkohësisht duke marrë parasysh vullnetin e qytetarëve të Kosovës për t’ju dalë në ndihmë refugjatëve.

Ndryshe, më së shumti refugjatë janë në Gjermani, Austri, Hungari, Maqedoni, Serbi, Greqi, Turqi. Shumica e tyre ia kanë mësyrë vendeve të BE’së.

Shumica e refugjatëve janë duke u torturuar nga vendet e BE’së, të cilat po iu kërkojnë dokumente dhe viza sirianëve për të hyrë në shtetet e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-i-kerkon-qeverise-ti-pranoje-deri-ne-3-mije-refugjate-siriane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala