Jahjaga: Gjykata Speciale, nuk do të gjykojë luftën çlirimtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim z. Stephen Rapp, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krime lufte, për të diskutuar për procesin e themelimit të Gjykatës Speciale.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Ambasadori Rapp për përmbylljen e procesit të shqyrtimit të amendamenteve nga Gjykata Kushtetuese që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të sigurojë një proces kredibil dhe të përgjegjshëm për t\’u përballur me akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës.

Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës tashmë kanë dëshmuar përgjegjësinë për këtë proces dhe mbesin të përkushtuara të përmbushin këtë obligim ndërkombëtar, që do të dëshmojë seriozitetin e Republikës së Kosovës si pjesëtare e përgjegjshme e arenës ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga theksoi se, duke u bazuar në rolin e saj kushtetues, do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha institucionet dhe grupet parlamentare e spektrin politik, të diskutojë përgjegjësitë dhe implikimet që dalin nga procesi i themelimit të Gjykatës Speciale, e cila nuk do të gjykojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, por do të përcaktojë përgjegjësinë individuale për akuzat e ngritura.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-gjykata-speciale-nuk-do-te-gjykoje-luften-clirimtare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala