Jahjaga e Vatovci flasin për problemet e personave me aftësi të kufizuara

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot, në Ditën Botërore të Personave me aftësi të kufizuara, priti në takim Agim Vatovci, kryetar i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi Vatovci për punën dhe angazhimin konkret në përmirësimin e kushteve të jetës dhe të punës për personat me hendikep dhe aftësi të kufizuara.

Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për realizimin e të gjitha të drejtave të garantuara me ligjet dhe me kushtetutën e vendit për të gjithë qytetaret pa dallim.

Vatovci e njoftoi presidenten Jahjaga me gjendjen dhe problemet me të cilat përballen personat me hendikep dhe aftësi të kufizuara në Kosovë dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë të gjitha shoqatave të personave me aftësi të kufizuara të Kosovës. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-e-vatovci-flasin-per-problemet-e-personave-me-aftesi-te-kufizuara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala