Jahjaga: E tronditur me sulmet terroriste në Paris

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është shprehur e tronditur me sulmet që ndodhën në Paris.
“E tronditur me sulmet terroriste në Paris dhe humbjen e shumë jetëve të pafajshme në këto sulme. E ndajmë dhembjen me Francën dhe qëndrojmë me popullin francez kundër terrorizmit”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.