Jahjaga e Mustafaa homazhe te varri i ish-Presidentit Rugova

Autori:Zekirja Shabani

Presidentja, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa me rastin e shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës me nderime shtetërore bënë homazhe te varri i ish-Presidentit, Ibrahim Rugova.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është një shtet i lirë, i pavarur, sovran dhe me perspektivë të qartë euro-atlantike. Të martën ajo tha se po bëjnë nderime institucionale presidentit historik, Ibrahim Rugova, ideatorit të pavarësisë së Kosovës.

Edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa Rugova punoi tërë jetën për shtetin e Kosovës. Ai tha se vlerëson shumë veprën dhe kontributin e presidentit Rugova, të cilën tha e ka motiv që të punojnë në të ardhmen për krijimin e kushteve për qytetarët e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-e-mustafaa-homazhe-te-varri-i-ish-presidentit-rugova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala