Jahjaga e Mustafa takohen sot pasdite, diskutojnë për daljen nga kriza

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra për informim e Kryeministrisë sqaroi se kryeministri Isa Mustafa është ftuar për të martën në takim me presidenten Atifete Jahjaga, e jo për sot, siç ishte raportuar në media. Por për shkak të agjendës së ngjeshur është vendosur që Jahjaga e Mustafa të takohen sot pasdite në Presidencë.

“Me qëllim të informimit të saktë të opinionit lidhur me iniciativën e presidentes së Republikës së Kosovës për takim me kreun e Qeverisë, kreun e Kuvendit dhe përfaqësuesit e tjerë të lartë të institucioneve, ju njoftojmë se kryeministri Isa Mustafa, në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës ka pranuar ftesë zyrtare nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të marrë pjesë në takim, ku do të diskutohet për zhvillimet në vend. Sipas ftesës zyrtare, ky takim ishte paraparë që të zhvillohet të Martën, me datë 20 tetor 2015. Mirëpo, për shkak të angazhimeve të bartësve të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë së çështjeve që do të diskutohen, takimi ndërmjet udhëheqësve të institucioneve të Republikës së Kosovës do të zhvillohet sot pasdite në Presidencë”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-e-mustafa-takohen-sot-pasdite-diskutojne-per-daljen-nga-kriza/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala