Jahjaga duhet të lëshojë presidencën para Prillit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kishte planifikuar të qëndrojë në krye të shtetit deri në prill të 2016-es, por me gjasë Atifete Jahjagës do t’i duhet që ta lirojë karrigen e saj rreth dy muaj më herët.

E ardhur në krye të shtetit si kompromis politik ndërmjet liderëve kryesorë, pas dorëheqjes së presidentit Behgjet Pacolli, Jahjaga e vazhdoi mandatin e sponsorizuar të tij më 22 shkurt 2011.

Kjo datë, me gjasë do të jetë edhe dita kur Jahjaga do të duhet ta lirojë ulësen e të parit të shtetit, pozitë kjo që tek tash në fund kishte filluar t’ia marr dorën ngapak.

Burime të Indeksonline brenda Presidencës tregojnë se janë duke u analizuar kundërthëniet ligjore, për t’i shikuar mundësinë nëse Jahjagës i skadon afati më 7 prill 2016 apo më herët.

“Në nenin 4 të Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, ku parashihen procedurat për zgjedhjen e të parit të shtetit, thuhet se zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual, gjë që ka ngritur dyshime se kur i skadon afati presidentes, nëse kihet parasysh periudha e shkurtër e ish-presidentit Behgjet Pacolli dhe dorëheqja e shpejt e tij”, thotë ky burim për Indeksonline.

Sipas tij, ende janë duke u konsultuar ekspertët, sepse më 7 prill ka dhënë betimin, por paragrafë të caktuara bien në kundërthënie me njëri-tjetrin. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-duhet-te-leshoje-presidencen-para-prillit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala