Jahjaga: Dialogu, zgjidhja e vetme e krizës

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka thënë se zgjidhja e vetme e krizës politike është dialogu dhe vetëm dialogu.
Ndërkaq, sa i përket sjelljeve të president serb ndaj saj gjatë punimeve të samitit të Bërdo Brionit që u mbajt në kryeqyetin kroat, Zagreb, ajo ka thënë se nuk janë të rëndësishme dhe se nuk i komenton fare.
Këto deklarata të shkurtra, Jahjaga i bëri pas vizitës që i bëri sot Qendrës për viktimat e Luftës civile dhe gratë e dhunuara në Prishtinë.