Jahjaga dhe Nikoliq në të njëjtën tavolinë – as edhe një fjalë me njëri-tjetrin

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas fotografisë së përbashkët me mysafirët e Samitit Brdo-Brijuni, presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka shtruar dreke me moton “Kroacia në tryezë, Sllovenia në gotë”.

Sipas medieve kroate, ata janë shërbyer me specialitete kroate dhe me verë sllovene, transmeton Indeksonline.

Me këtë, organizatorët kanë dashur të përçojnë mesazhin se si dy vende fqinje, Kroacia dhe Sllovenia me organizimin e këtij Samiti kanë marrëdhënie të mira dhe miqësore.

“Në tavolinën e njëjtë janë ulur presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, por nuk e kanë shkëmbyer asnjë fjalë”, raporton Jutarnji list.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-dhe-nikoliq-ne-te-njejten-tavoline-as-edhe-nje-fjale-me-njeri-tjetrin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala