Jahjaga dërgon Asociacionin në Kushtetuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja Atifete Jahjaga i ka drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar këshilltari për çështje ligjore Selim Selimi.

“Presidentja Jahjaga e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”, i ka thënë Selimi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-dergon-asociacionin-ne-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala