Jahjaga beson se do të votohet Gjykata Speciale

Presidentja e e Republikës, Atifete Jahjaga beson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë të premten në favor të themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me shqyrtimin e akuzave të bëra nga ish-senatori zviceran i Këshillit të Evropës, Disk Marty, e që kanë të bëjnë me dyshimet për gjoja krime lufte që pretendon se janë kryer nga disa ish pjestarë të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.
Këshilltari politik i presidentës ka thënë për ‘Epoka e Re’ se Jahjaga vlerëson se edhe këtë herë Kosova do ta kalojë këtë sfidë.