Jahjaga: Ballkani i bashkuaar për në BE

Autori:Zekirja Shabani

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në kuadër të samitit të krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore, ka thënë se duhet të tejkalohen krizat për zhvillimin e Ballkanit.

Ajo tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të bashkuar si asnjëherë më parë për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

“Vendeve tona u duhen më shumë investime dhe të gjithë e dinë se nuk ka investime në vende ku nuk ka stabilitet”, ka thënë udhëheqësja kosovare, duke shtuar se për këtë duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit, transmeton Klan Kosova.

Sipas saj, vetëm bashkërisht mund ta luftohet edhe ekstremizmi dhe radikalizmit si dhe dukuri tjera të këqija në Ballkan.

“Ne nuk duhet ta humbim momentin ku kemi arritur, si vende të Ballkanit, neve na duhet më shumë përkushtim dhe bashkëpunim mes vendeve të rajonit”, tha Jahjaga.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jahjaga-ballkani-i-bashkuaar-per-ne-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala