Jacobson flet për protestat

Autori:Zekirja Shabani

Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, në një intervistë për Zërin e Amerikës dënoi dhunën që përfshiu protestat e kësaj jave në Kosovë dhe bëri thirrje për dialog politik ndërmjet subjekteve politike.

“Faji për dhunën atyre që njerëzve që hodhën gurë, që thyen xhamat në ndërtesën e qeverisë, që dëmtuan sheshin Skenderbej, sulmuan restorantin dhe sulmuan pronarin e tij, ata individë. Unë mendoj se ishin 200 -300 syresh që duhet fajësuar për dhunën.”

“Vëzhguesit ndërkombëtarë që ishin në qendrën komanduese gjatë protestës, gjykuan se përgjigja e policisë ishte tërësisht e përshtatshme për kushtet. Kudo në botë kur turma bëhet e dhunshme dhe hedh gurë, policia duhet të përdorë metodat e saj për shpërndarjen e turmës. Mendoj se duhet të përqendrohemi tek ata njerëz që ushtruan dhunë”, theksoi ajo.

Opozita paralajmëroi sërish protesta për të mërkurën më 4 shkurt, me kërkesat për shkarkimin e një ministri serb në qeverinë e Kosovës dhe qartësimin e fatit të kompleksit të minierave Trepça.

Ambasadorja Jacobson tha se këto dy çështje janë pretekste por jo edhe arsyeja kryesore e protestave në të cilat janë përfshirë edhe njerëz që janë të pakënaqur me zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit.

Qeveria sipas saj u përpoq të bëjë ishte shmangia e likuidimit të Trepçës. Dhe kjo ndodhi për shkak të vendimit te Dhomës së posaçme të Gjykatës së lartë e cila tha që nëse Trepça nuk riorganizohet nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës deri më 2 shkurt, ajo do të likuidohet, që do te ishte përfundimi më i keq për të gjithë.

“Me fjalë të tjera, ajo do të falimentonte, punëtorët nuk do të kishin punë dhe paga. Prandaj, qeveria u përpoq të gjej rrugë për të shmangur një skenar të tillë. Një nga idetë ishte shtetëzimi, që u paraqit në parlament dhe pastaj u tërhoq.”

“Unë mendoj se shtetëzimi është ide e keqe. Pikë së pari do të vinte buxhetin e qeverisë para pretendimeve të kreditorëve, përfshirë ata nga Serbia dhe Greqia që mund të arrinin në 1 miliardë e 400 milion dollarë. Ne e dimë që buxheti i qeverisë është nën trysni dhe qartazi nuk ka mundësi që taksapaguesit e Kosovës të paguajnë një borxh të tillë. Së dyti, shtetëzimi i një ndërmarrje të rëndësishme si Trepça, do të dërgonte një sinjal rrëqethës tek investitorët për drejtimin e ekonomisë së Kosovës”, theksoi Jacobson

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jacobson-flet-per-protestat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala