Jacobson, Daviet e Nikolic bisedojnë për Brezovicën

Autori:Avdyl Pajaziti

Për projektin e zhvillimit të qendres së Brezovices në komunën e Shtërpcës po mbahet një takim në të cilën është prezent ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, ajo franceze, Maryse Daviet dhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Branisllav Nikolic. Ky i fundit përkrahu investimet në resortin e Brezovicës të cilat i quajti të rëndësishme për komunën që udhëheq. Përkrahjen e tyre gjithashtu e shprehën edhe ambasadoret Jacobson, dhe Daviet, të cilat thanë se investimet në vlerë prej 410 milionë eurosh që pritet të ndodhin në resortin e Brezovicës janë investime që do të ndikojnë në zhvillimin e të gjitha sektorëve ekonomik në Kosovë, e veçanërisht për komunën e Shtërpcës. Burime të Gazetës Fjala bëjnë të ditur se qëllimi i takimit është përçimi i mesazhit tek komuniteti dhe institucionet lokale që të mos pengojnë privatizimin e kesaj qendre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jacobson-daviet-e-nikolic-bisedojne-per-brezovicen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala