Jack Wilshere, jashtë fushave për afër dy muaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Mesfushori i Arsenalit Jack Wilshere ka pësuar një frakturë në kyçin e këmbës së tij të djathtë dhe mund të jetë jashtë fushave për gjashtë deri në tetë javë.

23  vjeçari u lëndua gjatë seancës stërvitore të shtunën , një ditë para se të luante kundër Chelesas në finalen e Super Kupës së Anglisë. Ai pritet të humbasë dy muajt e parë të sezonit.

Wilshere pati humbur edhe  pesë muajt e sezonit të kaluar pas pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së tij të majtë.

Sezonin e kaluar ai bëri dy operacione në ligamente dhe  në nëntor  u kthye për topçinjët në gjashtë ndeshjet e fundit të sezonit, ku arriti të fitojë finalen e FA Cup kundër Aston Villas.

Në qershor ai ka luajtur për Anglinë në miqësoren kundër Republikës së Irlandës dhe arriti të shënojë fitore ndaj Sllovenisë në kualifikimet për Kampionatit Evropian .

Karriera e Wilshere ka pasur shumë probleme me lëndime, sidomos me lëndime në këmbët e tij.

Në maj të këtij viti , trajneri i Arsenalit Arsene Wenger tha se: “Për Wilsheren është e nevojshme ” një ose dy vjet pa lëndime, në mënyrë që ai të marrë besim të plotë në veten e tij”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jack-wilshere-jashte-fushave-per-afer-dy-muaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala