Jabllanoviq nuk është problem për Isa Mustafën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Qeverisë dhe i LDK-së, Isa Mustafa gjatë shënimit të 25 vjetorit të themelimit të degës së kësaj partie në Pejë ka deklaruar se ministry Aleksandër Jabllanoviq nuk është problem më I madh që ka kosova.

Gjatë qëndrimit në Pejë, në vizitën që i ka bërë Poliklinikës Stomatologjike, i pyetur për protestën e sotme në Prishtinë, Mustafa mes tjerash ka thënë: “Protesta është e drejtë e reagimit qytetar, ndërsa unë konsiderojë se të gjitha çështjet ne do t’i zgjidhim në bazë të programit qeveritar”.

Duke folur për një nga kërkesat e protestës, që është shkarkimi i ministrit Aleksandar Jabllanoviq Mustafa shton: “Ministri Jabllanoviq nuk është problemi më i madh i Kosovës”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jabllanoviq-nuk-eshte-problem-per-isa-mustafen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala