Jabllanoviq: FAK-un nuk do ta votojmë edhe nëse na jepet Asociacioni

Autori:Avdyl Pajaziti

Lista Serbe bënë të ditur se nuk do ta votojë shndërrimin e FSK në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) as në këmbim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Udhëheqësi i kësaj liste, Aleksandar Jabllanoviq, ka thënë për mediat serbe se nuk ka pasur negociatat me partnerët kryesorë politikë në Qeverinë e Kosovës, PDK dhe LDK, për gjetjen e modaliteteve që deputetët e këtij subjekti politik ta votojnë FAK-un.

Themelimi i FAK-ut kërkon shumicën e dyfishtë të votave në Kuvend, që i bije se pa shumicën e votave të komuniteteve pakicë, forcat e armatosura nuk do të mund të kalojnë në Kuvend.

Jabllanoviq ka bërë të ditur se kjo listë do t’i përcjellë instruksionet që vijnë nga qeveria në Beograd.

“Pohimet se ekziston një marrëveshje se nëse formohet Asociacioni i Komunave Serbe, ne do të pranojmë themelimin e FAK-ut, janë spekulime”, ka thënë Jabllanoviq, transmeton lajmi.net.

Ai ka vlerësuar se formimi i FAK-ut, paraqet një rrezik në sigurinë e të gjithë Ballkanit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jabllanoviq-fak-un-nuk-do-ta-votojme-edhe-nese-na-jepet-asociacioni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala