Jabllanovic

Një nga sfidat kryesore të kreut të Qeverisë së Kosovës mbetet përballja me minstrat e tij.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, ofendoi rëndë protestuesit në Gjakovë, në një deklaratë të tij dhënë mediave me datë 6 janar.
“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi”.
Kjo deklaratë nxiti protesta me kërkesën për shkarkim të ministrit nga radhët e Lista Serpska.
Megjithatë heshtja dhe hezitimi i kryeministri, Isa Mustafa, për të marrë masa ndaj ministrit të tij, nxiti edhe mëë sumë reagime tek qytetarët.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, u ka kërkuar publikisht falje nënave gjakovare për deklaratat e tij të cilat po kundërshtohen edhe me protesta.
Ai tha se nëse deklaratat e tij janë marrë si ofendim, atëherë kërkon falje.
Por, kërkimfalja për nënaat e të zhdukurve nuk është e mjaftueshme. Bashkë me qytetarët e tjerë ato po kërkojnë shkarkimin e tij.