Jabllanoviç flet rreth financimit nga Haradinaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Aleksandër Jabllanoviq, lideri i kontestuar i Listës Serbe, i ka quajtur “gënjeshtër e kulluar” raportimet në mediet në Serbi se ka marrë 100 mijë euro nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për financim të fushatës zgjedhore, në zgjedhjet e fundit nacionale.

Sipas tij e gjithë kjo është bërë për të shkatërruar kredibilitetin e tij politik dhe për të dëmtuar atë për shkak të përgatitjes që kanë brenda Listës Serbe, siç shprehet ai.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Haradinajt për lajmin, duke drejtuar akuza në drejtim të kryeministrit, Isa Mustafa, dhe partnerëve të tij politik serb.

Por, Jabllanoviq ka mohuar se kjo është “gatuar” nga shqiptarët.

Për Tribuna Channel, Aleksandër Jabllanoviq ka folur për gjithë periudhën e bisedimeve me liderët e partive pas zgjedhjeve të fundit nacionale, gjashtë muaj me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për mundësinë e formimit të koalicionit qeverisës. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/jabllanovic-flet-rreth-financimit-nga-haradinaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala