Ja sulmuesit me vezë të kryeministrit Rama (Foto)

Qëllohet me vezë automjeti i kreut të qeverisë, Edi Rama. Incidenti u shënua sapo kryeministri Edi Rama doli nga takimi që zhvilloi me biznesin e vogël, të mbajtur në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në kryeqytet.
Sipas të dhënave të para mësohet se veza ka rënë mbi automjetin me të cilin lëviz kryeministri Rama.
Nga të dhënat paraprake mësohet se, policia ka shoqëruar së paku 8 studentë, si të dyshuar për sulmin.
Pesë prej studentëve janë nga “Lëvizja për Universitetin” .
“Lëvizja për Universitetin” merr përsipër sulmin
Sulmi është kryer nga aktivistët e “Lëvizja për Universitetin”, lidhur me miratimin e ligjit për arsimin e lartë. Studentët kanë protestuar prej kohësh lidhur me ndryshimet në këtë ligj, të cilët kanë pasur edhe mbështetjen e pedagogëve.
“Nga aksioni i sotshëm kundër kryeministrit të vendit, aktivistët e Lëvizjes për Universitetin kane gjuajtur vezë ndaj tij, në shenjë mosdakordësie ndaj “Ligjit për Arsimin e Lartë” të bërë nga qeveria e tij. Të arrestuar janë:
Anita Lushi
Klodi Hoxha
Valton Marku
Bora Mema
Dardan Konjufca
Liri Kuci
Durim Jasharaj
Vitori Cipi.
Kërkojmë nga policia e Komisariatit nr. 2 lirimin e tyre”, thuhet në njoftimin e lëvizjes në “Facebook”.