Ja spanjolli që gjykon ndeshjen Shqipëri-Armeni

Autori:Avdyl Pajaziti

Do të jetë spanjolli Fernandez Borbalan arbitri  që do të vendosë drejtësi në ndeshjen eliminatore të “Euro 2016” mes Shqipërisë dhe Armenisë. UEFA publikoi emrin e arbitrit iberik për sfidën e “Elbasan Arena”, e cila do të luhet në datën 29 Mars në orën 18:00.

Sipas komunikatës së institucionit më të lartë të futbollit europian, asistentët e tij do të jenë Cabanero Martinez dhe Roberto Del Palomar, ndërsa arbitër i katërt, Jorge Canelo Prieto.

Në linjën e portës do të vendosen Carlos Gomez dhe Pedro Montero. Arbitri Fernandez Borbalan ka drejtuar finalen e Kupës së Armenisë në vitin 2011 mes FC Shirak e FC Mika.

Kjo është hera e parë që 41-vjeçari arbitron një ndeshje të Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa në Spanjë konsiderohet një nga “bilbilët” më të mirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-spanjolli-qe-gjykon-ndeshjen-shqiperi-armeni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala