Ja si Volkswageni i mashtronte autoritetet amerikane

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë zbuluar detaje të reja për mënyrën se si grupi Volkswagen kishte arritur të fshihte me sukses rezultatet e testeve për emisionet e gazrave.
Menaxherë nga baza e Volkswagenit në Wolfsburg, Gjermani, raportohet se shkonin në Amerikë për të “rregulluar” modelet që nuk kishin rezultatet e duhura dhe bënin manovra ilegale për të përshtatur përqindjen e emisioneve të gazrave në kushte me normat e kërkuara.

Testuesit e një uebfaqe në Kaliforni kanë analizuar të gjitha veturat duke u bazuar në kriteret e dërguara nga Gjermania dhe i përkthenin ato në anglisht. Pasi veturat hetoheshin, të gjitha rezultatet ktheheshin në Gjermani, para se të dorëzoheshin në Agjencinë për Mbrojtjen e Ambientit (EPA).

Nëse një veturë nuk i arrinte kriteret e kërkuara nga EPA, disa inxhinierë nga Volkswageni dërgoheshin në Amerikë për t’u siguruar që ai model do të kalojë testet për emisionin e gazrave, sipas “europe.autonews”, transmeton koha.net.

Volkswagen ka pranuar se 11 milionë vetura në mbarë botën janë të prekura nga skandali që ka shpërthyer duke përfshirë modele të Audit, Skodas e modelet SEAT. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-si-volkswageni-i-mashtronte-autoritetet-amerikane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala