Ja si u hakmerret personeli i hotelit mysafirëve të pasjellshëm

Herën tjetër kur t’ju pengojë diçka gjatë qëndrimit në hotel, mos e zbrazni gjithë mllefin ndaj personelit, sepse mund të pendoheni.Ish-punëtori i një hoteli, Jacob Tomsky, ka zbuluar sekretet e “fëlliqura” të të punësuarve në pushimoret luksoze, në librin “Kokat në krevate” (Heads in Beds), ku flet për atë se si bashkë me kolegët u është hakmarrë mysafirëve të pasjellshëm.
Në vijim po i përshkruajmë disa mënyra të pazakonshme lidhur me këtë çështje:
Çelësi – Nuk mund të hapni derën e dhomës suaj? Me siguri e keni nevrikosur ndokënd në recepcion. Ata me kënaqësi shikojnë mysafirët të cilët vijnë t’i lusin që t’ua hapin derën.
Minibari – Me kujdes shikoni faturën në fund të qëndrimit në hotel. Personeli i nevrikosur mund t’ju ketë futur në faturë më shumë pije seç keni pirë.
Brusha e dhëmbëve – Kini kujdes për brushën tuaj të dhëmbëve, sepse mund t’ju ndodhë që personeli “pa dashje” t’jua ndotë.
Thirrjet e rreme – Shkrimtari i librit pranon që rreth mesnate ka thirrur mysafirët posaçërisht të pakëndshëm në mënyrë që t’i shqetësojë.
Dhoma – Nëse keni bërë ndonjë skenë me rastin e paraqitjes në recepcion, jini të gatshëm t’ju ofrojnë ndonjë dhomë të papërshtatshme.
Gotat – Personeli nganjëherë urren larjen e gotave pak të përdorura, por vetëm i fshin pak me mjete për shkëlqim të mobilieve. Merrni me vete gota plastike.