Ja si të zbuloni nëse pajisja juaj Android është prekur nga virusi

Autori:Avdyl Pajaziti

Mund të keni dëgjuar për virusin më të fundit të zbuluar tek pajisjet që operojnë me sistemin Android, i quajtur “Stagefright”, i cili konsiderohet si “virusi më i rrezikshëm i të gjitha kohërave”.

Shumë kompani teknologjike po ofrojnë përditësime sigurie për këtë mangësi. Nëse nuk jeni i sigurt nëse pajisja juaj është prekur apo jo nga ky virus, atëherë duhet të përdorni një aplikacion që ju ndihmon të zbuloni nëse pajisja juaj ka virusin “Stagefright”.

Ky virus lejon piratët kibernetikë të fitojnë akses tek pajisjet tuaja duke dërguar thjesht një mesazh MMS me një video që ka kodin keqdashës të bashkëngjitur në të. Kështu piratët kibernetikë mund të vjedhin informacione nga pajisja, madje mund të aktivizojnë në distancë kamerën ose mikrofonin.

Kompania e sigurisë “Zimperium” ishte e para që zbuloi këtë virus në pajisjet Android, dhe tani ka krijuar një aplikacion të ri, i quajtur “Stagefright Detector App”, i cili ju lejon të zbuloni nëse pajisja ka këtë mangësi. Pajisja ju tregon vetëm nëse jeni të prekur nga virusi, por nuk ju tregon se si mund të mbroheni nga ky virus. Në vend të kësaj, kompania ofron udhëzime në uebsajtin e saj se si të mbroheni nga virusi “Stagefright”, kështu nëse aplikacioni tregon që jeni prekur nga virusi, atëherë duhet të ndiqni këto udhëzime./krokodili

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-si-te-zbuloni-nese-pajisja-juaj-android-eshte-prekur-nga-virusi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala